Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e ka bërë me dije djali i rij, Visar Berisha.
Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.





