Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare, aktorja Marika Kallamata. Lajmin e hidhur ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave. Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!
Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00”, shkruan Margariti.