Ylli i arteve marciale të përziera, Maiquel Falcao, vdiq në moshën 40-vjeçare pasi u godit disa herë me armë të ftohtë në stomak në qytetin e tij të lindjes, Pelotas në Brazil.
Pas incidentit, e cila ndodhi jashtë një lokali, Falcao u dërgua në spital, por më pas u shpall i pa shenja jete.
Gazeta ‘GZH Seguranca’ raportoi se Falcao u gjet rreth orës 03:45 me orën lokale të së dielës me dy prerje në bark përpara një lokali në Rua Major Francisco Nunes de Souza.“
Asnjë dëshmitar nuk është emëruar dhe ne ende nuk kemi një telefon celular,” i tha gazetës delegati i Stacionit të Policisë së Urgjencës (DPPA) të komunës, Felix Rafanhim.
“Pranë trupit u gjetën fragmente xhami, por besojmë se është therur me thikë”.
Boksieri brazilian shënoi 40 fitore në 60 ndeshje MMA.
Falcao luftoi në UFC, ku mundi Gerald Harris në vitin 2010, dhe në Bellator MMA, ku njihej si ‘Big Ron’.
Më pas ai u lirua nga Bellator MMA pasi dyshohet se kishte sulmuar një grua dhe ishte përfshirë në një sherr në rrugë.