Futbolli italian humbet një nga emrat më të mëdhenj. Bëhet fjalë për Cesare Maldinin, babain e mbrojtësit Paolo Maldini dhe një nga lojtarët më të mirë të futbollit në Gadishullin Apenin. Ai mbylli sytë në moshën 84 vjeçare, por la një trashëgimi të pasur me një Kupë Kampionesh dhe 4 tituj të fituar me fanellën e Milanit. Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e dha familja.
Cesare Maldini ka qenë gjithashtu edhe ish trajneri i Italisë së Botërorit 1982 përkrah Enzo Bearzot ndërsa me Kombëtaren e Italisë U-21 ka fituar tre tituj evropianë si trajner. Maldini drejtoi gjithashtu edhe Kombëtaren e Parë në periudhën 1996-1998 por pa arritur suksese të rëndësishme. Ai lindi në Trieste në vitin 1932 dhe debutoi në moshën 21-vjeçare me fanellën e Triestinas. Në vitin 1954 u transferua te Milani duke u bërë lojtari i parë italian që arriti të ngrinte në qiell Kupën e Kampioneve. Ishte viti 1963 kur në Londër, kuqezinjtë mundën në finale Benficën e Eusebios me rezultatin 2-1. Karrierën e tij si futbollist e mbylli me skuadrën e Torinos në vitin 1967.