Nga Gëzim Kabashi

Pirro Dollani, përkthyes i njohur nga gjuha angleze është shuar dje rreth 19.00 në një spital universitar të Washington DC (USA), ku ishte shtruar prej ditësh.

Ai luftoi më shumë se 12 vjet me një sëmundje të rëndë, të cilën e përballoi falë kujdesit mjeksor në SHBA, e mbi të gjitha falë vullnetit dhe këmbënguljes që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.

Pirro Dollani ka filluar si punëtor në disa ndërmarrje të Durrësit.

Pas përfundimit të shkollës së lartë, nisi të japë mësim lëndët e gjuhë-letërsisë në shkollat 8-vjeçare e të mesme të qytetit.

U shqua si instrumentist i violinës në orkestrën sinfonike që në vitet 1960, dhe më pas në organizimin e grupeve artistike.

Gjatë proçeseve demokratike punoi në seksionin e kulturës në Komitetin Ekzkutiv, e më pas si drejtor në Bibliotekën publike të qytetit.

Pas vitit 1994 u zhvendos me familjen në Las Vegas, ku punoi në  në Universitetin e Nevadës.

Pirro Dollani ka përkthyer nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas 12 libra të autorëve të njohur shqiptarë e të huaj.

Megjithë shqetësimet serioze të shëndetit, ai vinte thuajse çdo vit në qytetin e tij të lindjes.

Durrësi e nderon si një nga intelektualët me kontribute të mëdha për vendin.

Shkrimi i mëposhtëm është publikuar nga “Durrëslajm” në vitin 2020.

Nga Durrësi në SHBA: Sfidat e pafund të Pirro Dollanit

Nuk njoh njeri që të ketë lindur më 15 shkurt, në ditën e Vetmisë, dhe të ketë më shumë shokë e miq se sa ka Pirro Dollani. 

Bashkëqytetarë, ish-nxënës, kolegëmësues apo krijues, e respektojnë njëlloj, pavarësisht se prej 30 vitesh ai ka zgjedhur të jetojë në SHBA.   

Së bashku me familjen , Pirro është kthyer në një mbështetje të rëndësishme për bashkëatdhëtarët që mbërrijnë rishtas në “tokën e premtuar”. 

Ndërsa çdo vit ai sjell rregullisht në gjuhën shqipe një përkthim të ri nga autorë të njohur e më pak të njohur, kryesisht amerikanë, nga një letërsi pak e lëçitur në vendin tonë.

“Beti-tregime të zgjedhura” (2018), “Kokoro” ngaNatsume Soseki (2017), “Ura e Mbretit Shën Luigj” nga Thornton Wilder (2016); “Piktorja që sfidoikohën” nga Robert Baird Shuman (2015), dhe më parë“Hoteli i bardhë” nga D. M. Thomas (2014), “Bel canto” nga Anne Patchet; “Jehona e kujtesës” ngaRichard Power; “Lamtumirë fjalë” nga Hart Wegner; “Virgjëresha shqiptare” nga Alice Munro; “Pragu iferrit” nga Michel Hugo; “Duke lexuar Turgenievin” nga William Trevor; “E vërteta dhe trillimi në librinKodi da Vinçi”, janë disa nga librat e përkthyer ngaPirro Dollani.

Pirro Dollani do të festojë me 15 shkurt 70-vjetorin e lindjes mes familjarëve dhe të afërmëve në Ëashington, mijra km larg prej këtu. Do ti pëlqente të ishte messhokësh dhe miqsh në Durrës, ashtu siç bën prej viteshnë çdo sezon veror. 

Verën që kaloi munguan përkthimet e përvitshme, përmes të cilave ai i ka dhënë në dorë lexuesit emra tëshquar të letërsisë së kontinentit amerikan. 

Kohët e fundit miku ynë Pirro Dollani është përballurme një sfidë shumë më të vështirë se sa përkthimi. Përballë tij këtë herë është sëmundja, por Pirro do tiadalë përsëri, falë kujdesit mjekësor dhe vullnetit tëpakufi, por edhe të dashurisë së ndërsjellë, me të cilëne duan dhe i do njerëzit.

Gjithnjë përballë sfidave

Ai e ka zgjedhur shumë herët modelin e tij të preferuar: babain Dudë, njeriun që pas burgimit të padrejtëkomunist për shkak të shkollimit dhe njohjes së gjuhësangleze, punoi gjithë jetën si llustraxhi për të mbajturfamiljen. 

Njëlloj si i jati, Pirro ende nxënës, nuk është dorëzuaredhe kur e përjashtuan nga liceu artistik në Tiranë, kukishte mbërritur në sajë të pasionit për violinën; edhekur punoi si punëtor në disa ndërmarrje të qytetit, pa hequr dorë nga shkollimi ne filialin universitar tëDurrësit; kur në të njejtën kohë falë dashurisë përmuzikën bëhej instrumentist në Orkestrën sinfonikedhe në varietenë e Durrësit; nuk dorëzohet edhe kurpasi martohet e venë të jetojë në një nga banesat e çuditshme të qytetit, përkundrazi, e bën familjen e tij tëvogël, bashkëshorten Frida dhe fëmijët, Gjergj dheArba, mbështetjen më të sigurtë për ta përballuar jetën.

Pirro Dollani shfaq anën e tij më të mirë, kur si mësuesnë shkollat 8-vjeçare apo në gjimnazin “GjergjKastrioti” ku arrin pas ndërhyrjeve të njerëzve që e duan, ai dallon dhe nxit djemtë e vajzat e talentuar nëmuzikë, art apo letërsi. I vlerëson ata dhe i drejton nëfushat ku do të japin aq shumë në të ardhmen.  Me tënjejtin seriozitet kryen detyrat e para në tranzicioninpostkomunist, si shef i Kulturës në bashki, si dhe atë tëdrejtorit të Bibliotekës së Durrësit.

Shumë kohë më vonë edhe në Universitetin e Nevadës, në Institutin e Filmit, ai do të njohë dhe do të fitojëmiqësinë e figurave të shquara të kulturës dhe arrtitbotëror dhe do të punojë intensivisht deri kur del nëpension.

Pasioni për përkthimin si lidhje me Atdheun

Në një intervistë vite më parë Pirro Dollani ka treguarse hyri në botën e përkthimit “kur Katedra, në të cilënstudioja më kërkoi të sjell në gjuhën angleze novelën”Ditë Kafenesh” (në anglisht “Coffeehouse Days”) tëshkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare”. Ai kujtonvitin 2004, kur ky përkthim u publikua në Las Vegas sibotim mjaft luksoz me letër të prodhuar enkas për të, me kopertinë metalike. Për më tepër, të gjitha kopjetjanë me autografin e autorit Ismail Kadare. 

Pirro tregon se Instituti Ndërkombëtar i Letrave nëSHBA prodhoi vetëm 125 kopje dhe çmimi për njëlibër ishte … 780 USD.  

Që nga viti 2004 kur në Durrës ushtoi për herë të parësirena e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka” Pirro Dollani ka sjellë në Shqipëri disa nga emrat më tënjohur të letrave amerikane si, shkrimtari Hart Ëegner icili në 2007 referoi mbi “Yjet e zinj të Paul Celanit”; poetesha Claudia Keelan që në Poetekën 2008 mbajtikumtesën “Kujtojmë Wallace Stevens”; apo Tom Sleigh në 2009 që referoi “Surealizmi përballëklasicizmit ose përse bëj vrima te toga ime”. 

Bashkë me organizimin Pirro Dollani ka përkthyeredhe kumtesat e tyre nga anglishtja në shqip.

Një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ai me TeatrinKombëtar në vitin 2010, kur Dollani “bëri bashkë” regjisorin dhe aktorin hollivudian Clarence Gilliard dhe aktorin e njohur shqiptar Mirush Kabashi, bashkëregjisorë dhe intepretë kryesorë në dramën “Koleksioni i përhershëm” të Tomas Gibson, përkthyer mjeshtërisht nga durrsaku i mirë.

“E kuqja” nga Xhon Llogan, kushtuar jetës së piktorit Mark Rothko,  është drama tjetër që Pirro përkthen si pjesë repertori e ardhshme, por realizimi i saj mbeti gjithnjë një projekt.

“Nuk ka lidhje më të fuqishme për mua me Shqipërinëdhe Durrësin, vendlindjen time, sesa lidhja gjuhësore, që realizohet nëpërmjet përkthimeve”-thotë i sigurtëai. 

Pirro Dollani është me siguri nga ata burra që ka lënënë vendin nga ku largohen një boshllëk intelektual, krijues dhe njerëzor.