Piktori i njohur Vangjel Gjikondi ndërroi jetë pas një ataku kardiak, në moshën 65-vjeçare.

Ai e beri pikturën e tij të aksesueshme për të gjithë publikun e gjerë, pasi çdo ditë nxirrte punët e tij jashtë studios qëndrestare në zonën e ish-Bllokut. Miqtë dhe kolegët e kanë quajtur atë ‘dashnori i pikturës’.

Piktori Vangjel Gjikondi lindi më 20 gusht 1958. Pas diplomimit për pikturë monumentale, ai filloi punë në Kinostudion “Shqipëria e re”, fillimisht në repartin filmave vizatimorë për disa muaj e më vonë si piktor kostumesh në filmin artistik. Ka qenë piktor filmi në dhjetë filma, si “Duaje emrin tënd”, “Nxënësit e klasës sime”, “Treni niset në 7 pa 5”, “Pranverë e hidhur”, “Maratonomaku”, etj.

Duke filluar në vitin 1985 ka marrë pjesë në disa ekspozita të arteve figurative. Në 1991 u paraqit me punët e tij në GKA, si dhe në bienalen e Aleksandrisë në Egjipt. Në vitin 1998 hap në Paris ekspozitë personale, por atje në vijim hap dhe një tjetër ekspozitë. Në vijim të aktivitetit të tij ndër vite, më 15 shtator 2018  piktori Vangjel Gjikondi hapi ekspozitën titulluar “Historia e Skënderbeut” në Muzeun Historik Kombëtar.