22 janar 2015 –  Tenistja ruse Violetta Degtiareva, 23 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër.

Tenistja nga Rusia ka pësuar atak kardiak gjatë trajnimit. Nga pamja e saj, Violetta Dehtiareva shpesh është krahasuar me yllin e tenisit dhe modelen, Anna Kournikova. Lajmi i hidhur është bërë i ditur në rrjetet sociale nga shoqja e saj, Anastasia Vdovenco, teniste gjithashtu.