Zjarri i rënë pranë kufirit me Greqinë, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.

Zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë dhe, sipas informacioneve, janë djegur rreth 5 dynym me ferra, shkurre dhe barishte duke shpëtuar kurorat e pishave në zonën e zjarrit.

Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.