Shuhet zjarri që përfshiu një magazinë instalimesh elektrike tek ish-SMT-ja në Shijak. Mjetet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që shpërthyen pasdite në magazinë dhe që kanë shkrumbuar të gjithë pajisjet elektrike dhe hidrosanitare që ndodheshin në të.
Flakët përfshinë të gjithë magazinën, ndërkohë që reja e tymit shihej nga larg. Në shuarjen e flakëve morën pjesë tre automjete zjarrfikëse, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Zjarrfikësit ishin "në luftë" me flakët për rreth 1 orë e gjysëm dhe më në fund arritën ta vinin në kontroll dhe ta shuanin përfundimisht.





