Vazhdon saga e seancave të dështuara në ballafaqimin ndërmjet Emiliano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqaj.

Shkak është bërë mungesa e avokates së caktuar nga Krimet e Rënda, Valentina Teodoresku për Shullazin.

Avokatja, e cila ishte e pranishme në dy herët e kaluara, këtë radhë ka munguar pa dhënë ndonjë shpjegim.

Në seancën e ditës së sotme, pritej të vijonte dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja, i cili të premten dha dëshminë e tij në gjykatë duke treguar se si e kishte njohur Shullazin.

Nga ana tjetër pritej që në gjykatë të paraqitej në një proces tjetër edhe një dëshmitar i kërkuar nga mbrojtja, proces i cili dështoi.