Emiljano Shullazi ka mohuar edhe një herë akuzat e prokurorisë se ai ka kërcënuar biznesmenin e njohur Ylvi Beqaj.
Në seancën e ditës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mësohet se Shullazi ka deklaruar se vetëm ka firmosur kontratën e hartuar nga Beqaj, duke mohuar kështu se ka kërcënuar këtë të fundit.
Pas këtyre deklarimeve, gjyqi është shtyrë për një ditë tjetër, pasi ka qenë Gilmano Dani, i cili ka pranuar për t’u pyetur, por në një seancë tjetër. Seanca e radhës do të jetë të martën e ardhshme.
Shullazi është nën akuzë për kërcënimin që u ka bërë rektorëve, si dhe për kërcënimin ndaj biznesmenit Ylvi Beqaj, lidhur me pronën e hotel ‘Vollgës’ në Durrës.





