Emiliano Shullazi për afro 120 minuta, ka folur për herë të parë në Gjykatë në lidhje me akuzat ndaj tij dhe kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqja.

Ai ka mohuar kërcënimet ndërsa për biznesmenin Ylvi Beqja duke u shprehur se ka qenë vetë Beqja që i ka kërkuar ta ndihmojë pasi kishte probleme me regjistrimin e ish hotel vollgës dhe proceset gjyqësore.

"Ylvi Beqaj më erdhi tek shtëpia, më tha dua të më ndihmosh, ai donte të ndërmjetësoja me palën tjetër që ishin arabët dhe Zamir Hasa. Ai gjyqet herë i fitonte dhe herë i humbte, ramë dakord nëse do merrte Vollgën unë do merrja 1.4 milion euro nga shitja. Pastaj bëmë një kontratë tjetër që do merrja 10 % kur ta regjistronte, por ndërkohë vlera e ish hotel Vollgës po binte."

Më tej Shullazi ka deklaruar se vendimin gjyqësor e pengonte Ylvi Beqja të shiste Vollgën dhe për këtë arsye ai ka bërë me të kontratë dhurimi për 700 m2.

"E firmosëm kontratën e dhurimit tek noteri në Durrës, më puthi 7 herë në faqe dhe u ndamë dhe skishim asnjë konflikt."

Shullazi ka sqaruar se ai i ka dërguar dhe një sms gjyqtares Fatmira Hadjari kur çështja e ish hotel vollgës ka shkuar në apel.

"Ylvi Beqaj më tha kur shkoi çështja në apel se Fatmira na prish punë, i kam dërguar Fatmirës një sms nga numri i Gilmando Danit dhe ajo mu përgjigj nuk e mbaj mend ca i kam shkrujt, se çmë është përgjigjur Fatmira e keni aty në dosje."