Jeremy Meeks është krimineli më i njohur në botë, i cili nga korridoret e burgut përfundoi në pasarela.

Ai u bë i famshëm nga një fotografi e publikuar nga policia, e cila arriti të bëhej virale në internet dhe bëri që ai të nënshkruante kontratë si model.

U arrestua për posedim të armëmbajtjes pa leje dhe aktivitet kriminel në rrugë, por tani është në lidhje me trashëgimtaren Chloe Green dhe fiton rreth 10 mijë dollarë në muaj.

TMZ tregoi se këto janë paratë e deklaruara, pasi ai në të vërtetë arrin rreth 1 milionë dollarë vetëm prej kontratave me agjensi të njohura.

Historia e tij ka pushtuar faqet rozë, sidomos në momentin e tradhëtisë së bashkëshortes së tij me një nga vajzat më të pasura në botë, me të cilën vazhdon të jetë në lidhje dashurie.