Francë, 1 mars 2014– Rreth dy muaj pas aksidentit tragjik të Majkëll Shumaker, neurologët thonë se rikuperimi i plotë i shtatë herë kampionit të botës në Formula Një duket i pamundur. Një muaj më parë, doktorët nisën ta nxirrnin Shumin nga koma e induktuar, por duket se tani procesi është ndërprerë.

Megjithëse njoftimet nga spitali ku po kurohet Shumaker apo ato nga familja ose stafi i tij janë shumë të pakta, neurologët që nuk ndjekin nga afër rikuperimin e tij vazhdojnë të japin opinionet e tyre. Sipas neurokirurgut të universitetit të Oksfordit, Dr. Tipu Aziz, fakti që Shumaker nuk ka dalë ende nga gjendja e komës të bën të mendosh se dëmtimet në kokë kanë qenë mjaft të rënda dhe një rikuperim i plotë është i pamundur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/