Francë, 7 mars 2014 – Doktorët kanë informuar familjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Majkëll Shumaker ,se shanset e rikuperimit të tij janë mjaft të vogla, aq sa vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë.
Kampioni i botës qëndron prej 69 ditësh në koma të induktuar pas dëmtimit të rëndë që pësoi në kokë si pasojë e përplasjes me një shkëmb ndërsa po bënte ski në Alpet franceze. Pjesa më e madhe e gjendjeve të komave artificiale zgjasin 2 deri në 3 javë.
Zëdhënësja e tij, Sabine Kehm vazhdon të insistojnë se 7 herë kampioni i botës është në fazës e zgjimit nga koma dhe se doktorët i injektojnë narkotikë të fortë për ta mbajtur në gjendjen që është tani. Gjithsesi mbetet fakt se lajmet zyrtare për gjendjen shëmdetësore të Shumakerit janë shumë të pakta. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se parashikimet për rikuperimin e tij nuk ka sesi të jenë më të këqia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





