Ndarja e parakohshme nga jeta e infermieres Adriana Beba Jani ka lënë të pikëlluar shumë nga kolegët e saj, mjekët e spitalit të Durrësit, por edhe pacientë të infermieres, e cila që prej rreth 30 vitesh ofronte shërbimin e saj pranë spitalit rajonal.
Në faqen e spitalit rajonal të Durrësit në rrjetin social “Facebook” janë me qindra mesazhet ngushëlluese për ndarjen nga jeta të Adrianës, ose sic miqtë e thirrnin, “Ani”.
“Me vjen shum keq per Adrianen shume e re per ate rruge, pushofsh ne paqe Adriana shpirti ne parajse te qofte dheu I leht ngushellime familjes, te afermeve dhe gjith kolektivit te pediatrise ishe nje infermjere me vlera ngushellime”.
“Ngushellime familjes😥😥
Njeri i veçante kush e ka njohur,njeri qe e donte jeten dhe me nje respekt te madh per te gjithe njerezit.”
“O njeri i mrekullueshem prehu e qete ne Paqe! Ti qe pasyroje vetem miresi! Ti qe e doje jeten!
Ngushellime per familjen,per kolektivin e Pediatrise! 😭😭😭😭😭😭”
“Ani e qeshur, e dashur gojembel… do ngelesh gjithmon ne zemrat tona…ngushellime familjes”
“Sinqerisht me vjen shume keq për ndarjen nga jeta dhe në mosh shume të re të ADRIANËS . Në paqe dhe në parajsë pushoftë shpirti I Sajë . Ajo kishte një shpirt dhe zëmër të madhe si Nënë Tereza!! Kishte shpirt human dhe që punonte me humanizëm në spital në pediatri. Zoti shpirtin në xhenet qoftë I lehtë dheu . Ngushullimet e mia të sinqerta familjes, Ju dhëntë Zoti durim të math familjes së Sajë të mrekullueshme. I NDRITË SHPIRTI ASAJË ATJE KU ËSHTË.”





