Teksa marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka gjasa të ndodhë, pavarësisht negociatave të shteteve që marrin pjesë në negocim, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte kritik ndaj homologut rus, Vladimir Putin, për të cilin tha se po “luante me zjarrin”.

Përmes një postimi në platfomrën ‘Truth Social’, Trump shkruan se Putin nuk po e kupton, që nëse nuk do të ishte ai, shumë gjëra të këqija mund t’i kishin ndodhur Rusisë.

“Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të ishte për mua, shumë gjëra vërtet të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë, dhe dua të them SHUMË E  KEQE.

Ai po luan me zjarrin!”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Komentet e fundit të Trump vijnë pas disa prej sulmeve më të mëdha me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë të Rusisë në fillim të vitit 2022.