Para disa muajsh, reperi Stresi u vu në pranga nga policia e Tiranës. Ai u akuzua për trafik droge si dhe armëmbajtje pa leje.
Ende nuk dihet se kur do të dalë nga qelia Stresi, por ajo që dihet me siguri është se dy femrat më të rëndësishme në jetën e tij, Kejsi dhe nëna e tij janë duke thurrur plane për dasmën.
Kjo tregohet në një nga postimet e Kejsit, ku nëna e reperit ka lënë një koment mjaft emocionues.
"Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. I dua Stresin dhe Kejsin", shkruan mamaja e Stresit.
"Kam vjehrrën që çdo vajzë dëshiron të ketë."– shkruan Kejsi krahas postimit të saj.





