Shumë shpejt mund të shikojmë se si do të jenë krijesat-përbindësh që do të vijnë nga kryqëzimi laboratorik i embrioneve të njerëzve dhe atyre të kafshëve.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të hiqet moratoriumi që i ndalon këto eksperimente.
Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga “National Institutes of Health” (Instituti Kombëtar i Shëndetit).
Studiuesit thonë se “Chimerat”, që janë embrionet e bëra nga qelizat e njeriut dhe të kafshës, mund të hedhin dritë mbi një numër misteresh shëndetësore, të tilla si testimi i drogës dhe modelimi i sëmundjeve.





