Një shërbim i ri i ofruar nga Posta Shqiptare pritet të shmangë radhët në sportele për marrjen e pakove. “Bankomate për pakon” është projekti i prezantuar së fundi nga posta.
Pritja në radhë për të tërhequr pakon mund të shmanget, të paktën në kryeqytet. Ashtu si edhe tërheqjen e parave dhe kryerjen e pagesave, edhe për tërheqjen e një pakoje mund të zgjidhni bankomatin pranë postës.
Ky plan pritet të zgjerohet më vonë në të gjithë vendin, sipas drejtorit të postës.
Posta Shqiptare vitet e fundit ka zgjeruar gamën e saj të shërbimeve, duke përfshirë jo vetëm dërgesat, por edhe mundësinë e pagesave në sportelet e postës për llogari të institucioneve, apo kompanive të ndryshme./ABC News