Problemet e shëndetit mendor, po shënojnë rritje çdo ditë në vendin tonë. Mjekët psikiatër thonë se çrregullimet e ankthi zenë vendin e parë. Shkaktarët janë të shumtë, por në krye të listës renditen problemet sociale.
Edhe pse ankthi në disa raste mund të konsiderohet normal, psikiatrët thonë se ai shpesh të çon në depresion.
Sipas Raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 260 milionë persona në botë vuajnë nga çrregullimet e ankthit, ndërsa 300 milionë nga depresioni.
Në Ditën Botërore të Shëndetit mendor, OSHB e ka përqendruar vëmendjen tek problemet në punë. Sipas ekspertëve, një mjedis punë negativ mund të shkaktojë probleme fizike dhe psikologjike, përdorim të dëmshëm të substancave dhe të alkoolit, tërheqje dhe rënie të produktivitetit.