Një studim i publikuar nga e përditshmja "The Mirror" tregon se shenja e zodiakut ndikon në shndërrimin e njerëzve në vrasës serialë.
Pas kërkimeve dyvjeçare në klinikën e tij, autori David Jester ka arritur në përfundimin se shumica e vrasësve serialë kanë lindur në shenjën e Demit, dmth të lindurit mes 20 prillit dhe 20 majit.
Disa vrasës famëkeq të shenjës se Demit janë: Levi Bellfield, Albert Fish, Steve Wright dhe Martha Beck. Pra, tregohuni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm nëse ndonjëri rreth jush i shenjës së Demit po sillet në mënyrë të çuditshme…





