Në Shqipëri, numri i aksidenteve rrugore si dhe personave të lënduar prej tyre vjen në rritje nga një vit në tjetrin. Sipas statistikave, gjatë vitit 2024, çdo ditë në Shqipëri janë regjistruar mesatarisht 7 aksidente rrugore çdo ditë. 

Rreth 1,857 aksidente rrugore në 10 muajt e parë të këtij viti, 556 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. 

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, nxjerrin në pah se vetëm në muajin tetor janë regjistruar 142 aksidente, me 186 persona të lënduar, disa prej tyre kanë humbur jetën.

Krahasuar me tetorin e vitit 2023, aksiendentet janë rritur me 44,9%. Sjellja e drejtuesit të mjetit dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është bërë shkak për aksidentet në 90% të rasteve. Ndërsa grupmosha mbetet ajo 25-34 vjec me numrin më të  lartë të aksidenteve.

Në harkun kohorë të 10 muajve të vitit 2024, shumica e aksidenteve kanë ndodhur në Tiranë, pasuar nga Durrësi, Lezha, Fieri dhe Gjirokastra, ndërsa më pak aksidente kanë ndodhur në Berat.