Këtë Gusht bëhen 32 vjet nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Më 7-8 Gusht të vitit 1991 mbi 20 mijë veta hipën në anijen ‘Vlora’, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba. Më pas iu drejtuan Barit, ku udhëtuan 36 orë në kushte të këqija.
Këtë ditë e ka përkujtuar edhe gazetari e moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu. Ai kujton se mbërritja e shqiptarëve që shokuese për italianët dhe gjithë botën. Pasi i mbyllën në stadiumin e Barit në diell, pjesa më e madhe u kthyen pas datës 15 Gusht.
“Bari, Gusht 1991. Këto janë pamjet biblike të eksodit të Shqiptareve drejt Italisë më 7 – 8 Gusht 1991. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen Vlora që sapo ishte kthyer nga Kuba dhe u drejtuan për në Bari. Ata udhëtuan 36 orë në kushte të skëterrshme dhe mbërriten në Bari mbasditen e datës 8 Gusht. Mbërritja e shqiptarëve qe shokuese për italianet dhe gjithë botën. Refugjatet u mbyllën për 5 ditë në stadiumin e Barit, në diell. Pjesa më e madhe u kthyen pas datës 15 Gusht. Me vete ju dhanë një panine, një shishe ujë, një çokollatë dhe 50 mijë lireta”, shkruan Fevziu.