Kim Kardashian West ka marrë çmimin "CFDA's Influencer Award" mbrëmjen e së hënës ndërsa me humor tha se ishte e shokuar që po merrte një çmim mode kur shumicën e kohës ishte e zhveshur.

"Jam shumë e shokuar që po marr një çmim në modë kur unë jam e zhveshur shumicën e kohës. Kanë kaluar 7 vite që kur një publiciste më pyeti se kush ishin qëllimet e ëndërrat e mira. Dhe unë i thashë se doja që të isha në kopertinën e një reviste të modës. Por ajo më tha: Le të themi disa qëllime realiste sepse kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dhe unë i dërgova kopertinën e Vogue kur doli. Është me të vërtetë një udhëtim për mua dhe tani po marr një çmim për moddën e kjo është gjëja që kam dashur gjithmonë,"-tha 37-vjeçarja.