Shtogu, një bimë me veti medicinale është përdorur ndër vite si një kurë natyrale kundër gripit, ftohjes, problemeve me sinuset e bllokuara, inflamacionet dhe alergjitë. Lulet e shtogut rrisin sistemin imunitar dhe falë flavonoideve dhe ekstraktit paksa të hidhur të kësaj bime, simptomat e gripit zhduken ende pa u shfaqur mirë.

Lulet e shtogut kanë veti natyrale anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këto përmbajnë vitamina A, B dhe C të cilat stimulojnë sistemin imunitar. Shurupi i përgatitur me lule shtogu është një ilaç i vërtetë e më poshtë do ju japim recetën si ta përgatisni. Fëmijët mund ta marrin gjithashtu dhe doza e rekomanduar është një lugë çaji nga ky shurup ose gjymë luge , ndërsa për të rriturit është pak më e lartë, një lugë gjelle.

Ju mund ta merrni atë çdo ditë për të parandaluar sëmundjet, ose mund të dyfishoni dozën kur jeni të sëmurë.

Përbërësit

2/3 filxhan me kokrrat e thata të lules së shtogut3 gota e gjysmë me ujë

2 lugë rrënjë xhenxhefilitë freskët të grimcuar

1 lugë çaji kanelle pluhur

1/2 lugë çaji karafil ose pluhur karafil

1 gotë mjaltë

Përgatitja

Hidh ujin në një tenxhere të vogël e më pas shtoni kokrrat e shtogut, xhinxherin, kanellën dhe karafilin.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët e lëreni për 45 minuta deri sa masa të jetë përgjysmuar

Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet.

Shtypini kokrrat e shtogut duke përdorur një lugë dhe kalojeni masën homogjene në një kavanoz qelqi.

Hiqni mbetjet e kokrrave dhe lëreni që lëngu të ftohet vetvetiu.

Kur uji të mos jetë më i nxehtë, shtoni 1 kupë mjaltë dhe përzieni mirë.

Ruajeni në frigorifer dhe merrni çdo ditë nga lugë për të mos u prekur nga asnjë virozë përgjatë gjithë vitit.