DURRËS, 1 nëntor 2014–  Shyqyri Hasaj, 32 vjeçar prej 15 vjetësh emigrant me dokumenta të rregullta në Angli u dënua nga Gjykata e Pitërborout (Peterborough) me 16 muaj burg për vjedhje nëpërmjet mashtrimit. Shyqyriu punonte në një firmë furnizimesh të tipit “Cash and Carry”. Pronari i dha Shyqyriut 7 700 stërlina për të blerë mallrat ë ndryshme. Ai braktisi furgonin e firmës dhe ja mbathi bashkë me paratë. Policia angleze e arrestoi vetëm pas dy muajve. Shyqyriu u shpjegua në gjykatë, që ai i kishte harxhuar paratë në kazino dhe duke pirë uiski. Pak para ja kishte cuar edhe familjes në Shqipëri. Vjedhja kishte ndodhur, sepse Hasaj ishte inatosur me pronarin, që i kishte dhënë dy javë pushime të papaguara, ndërsa sipas Shyqyriut pronari duhej tja pagonte dy javët e pushimeve kokërr më kokërr.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/