Stadiumi Camp Nou po mendohet si një opsion i mundshëm për vaksinimin masiv kundër COVID 19 të njerëzve në Katalonjë. Në fakt, nuk do të ishte i vetmi duke qenë se edhe ai Jankis në Nju Jork, por edhe Air Albania në Shqipëria janë duke e kryer këtë funksion.
Megjithatë, sa i përket stadiumit të Barcelonës, ende nuk ka një vendim përfundimtar pasi fillimisht janë në plan të parë zgjedhjet për president të klubit dhe më pas i përzgjedhuri mund të japë vendimin përfundimtar nëse do të pranojë që impianti të kryejë fushatën e vaksinimit.
Ndërkaq, përzgjedhja e Camp Nou nuk bëhet vetëm prej lehtësirave që ai krijon prej hapësirave të konsiderueshme, por bëhet edhe për vetë simbolikën që ai ka për popoullatën e Katalonjës dhe në këtë formë mendohet se numri i atyre që do të pranojnë të vaksinohen të jetë më i lartë, vetëm prej vendit ku do të bëhet vaksina.





