Moderatorja e njohur Ilda Bejleri shpeshherë është vendosur në qendër të mediave rozë për jetën luksoze që bën dhe veshjet e shtrenjta që blen.
Ditën e djeshme moderatorja e njohur i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory. Njeri prej tyre e ka pyetur se si arrin të blejë një orë Rolex me rrogën si gazetare.
“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë,”, ka përfunduar moderatorja sexy.
Aktualisht Ilda Beljeri është duke shijuar pushimet në Mykonos pas një sezoni të ngarkuar sportiv në Digitalb.





