Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se kjo fundjavë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.
Era prashikohet të jetë ditën e shtunë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 1-8 m/sek, ndërsa ditën e diel nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek.
Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.