Ashtu si sot, edhe ditën e enjte vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe intensitet deri në 8-12m/s.
Deti forca 1-2 ballë
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 12 deri 24°C
në zona e ulëta 13 deri 29°C
në zona bregdetare 16 deri 29°C