Shtatori nisi me reshje dhe duket se ashtu do të vijojë, së paku edhe gjatë 10-ditëshit të dytë. Meteoalb parashikon se edhe gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat do të jenë prezente në territor.
Parashikimi sipas “Meteoalb”:
Moti në vijim paraqitet me kthjellime e vranësira të herëpashershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të shtatorit duke sjellë edhe shira të përkohshme, kryesisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore, ndërsa shira të izoluara në Qendër dhe Juglindje. Pritet që gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezente në territor.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme pas fundjavës; mbeten thuajse konstante deri të premten kur sërish do të ketë rritje të lehtë e graduale të vlerave termike në territor, më e ndjeshme gjatë mesditës. Pritet që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit maksimumet të shënojnë 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës, ndërsa 10-ditëshi i dytë, vlera ekstremale tipike të stinës.





