Dita e sotme ishte si një ditë dimri e jo mesi i verës. Reshje të shumta shiu, stuhi, përmbytje ishin karakteristikat e ditës së sotme.

Dëme të mëdha shiu ka shkaktuar në të gjithë vendin, ndërsa breshëri ka shkatërruar edhe të mbjella. Por si do të jetë moti? A do të ketë më reshje shiu.

Sipas Meteoalb po, do të ketë shira të paktën deri të premten.

Nga e marta në të premte vranësirat dhe reshjet parashikohet të zhvendosen në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat veriore dhe ato lindore e juglindore.

Temperatuarat pritet të qëndrojnë pothuajse në të njëjtat vlera deri të enjten, kur parashikohet rritje e tyre.

Ditët e fundit të lorrikut dhe fillim gushti sipas shërbimit “Meteoalb” mbeten në vlera termike 4- 5°C mbi maksimumet tipike.