Kjo është pamja e superstradës Tiranë–Durrës në përfundim të punimeve që po bëhen aktualisht për zgjerimin e saj.
Pamjet janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se është një aks me kushte dhe parametra tërërisht europiane të sigurisë rrugore .
Gjithashtu ky aks, një nga akset më të rëndësishme kombëtare, do të ketë të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban, ndriçim, gjelbërim, për t’iu përshtatur më së miri zonave të banuara që përshkon.