Pas protestës së tregtarëve të fruta-perimeve në Durrës kundër transferimit të tregut në lagjen nr.18 ka reaguar edhe kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

Në një prononcim për mediat Sako shprehet se nuk do të ketë shtyrje të afatit që ishte një nga kërkesat e tregtarëve.

Unë kam nxjerrë dhe një urdhër për të zbritur tarifën prej 390 lekësh, për aq kohë sa do të zgjasi rikonstruksioni, pra vendi i caktuar nga ne është një mënyrë alternative në mënyrë që ata të mos pezullohen nga puna. Nuk do të kemi një shtyrej të afatit, pasi dhe në periudhën e shtatorit ka parapërgatitje për vitin e ri dhe tregtrët kanë atë periudhën e pikut të shitjes,”- shprehet Sako.

Kryebashkiakja Sako thotë se nga katër muaj që është parashikuar projekti do të përpiqet të reduktohet në tre muaj dhe se do të ndertohet një treg modern me kanalizime dhe seksione hidrosanitare.

“Do të marrim dhe impenjimin me firmën e cila do të bëjë zbatimin e punimeve, ta ngushtojmë sa më shumë këtë afat në mënyrë që të mos zgjasi 113 ditë, rreth 4 muaj, aq sa është në kushtet e kontratës por ta çojmë atë në limitet e dy deri tre muaj, në mënyrë që ti kthehemi normalitetit,”- tha Sako.