Torra Veneciane, monumenti që qëndron i kyçur prej gati 2 vitesh për shkak të dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit, do të rihapë dyert si atraksion turistiko-kulturor.

“Punimet do të nisin së shpejti”, bën me dije faqja zyrtare e projektit “EU4Culture”.

Por si do të duket Torra Veneciane pas ndërhyrjeve të pogramit?

“EU4Culture” ka publikuar pamjet e projektit të përfunduar, ndërsa, ndër të tjera, theksohet se ky monument do të kthehet në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore.

Postimi i plotë:

A jeni kurioz të dini se si do të duket Torra Veneciane, në zemër të Durrësit, pas ndërhyrjeve të programit #EU4Culture? 😄

Ajo do të kthehet në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore e cila do të ofrojë:

▶Vizita dhe eksplorime të kullës bazuar në aplikacione.

▶Performanca dixhitale, të cilat do të jenë gjithëpërfshirëse e do të shfaqen disa herë në ditë.

▶Pamje interaktive nga tarraca e çatisë nëpërmjet periskopëve dixhitalë, etj.

🔴Punimet do të nisin së shpejti. Na ndiqni për të zbuluar më tepër rreth zhvillimeve të fundit të projektit.

****

Are you curious to know how the Venetian Tower, in the very heart of Durrës, will look like after the #EU4Culture programme interventions? 😄

It will be restored and turned into a heritage interpretation center while offering:

▶Audio and app based tools for on-site visit and exploration

▶Hosting immersive digital performances running couple of times a day &

▶Interactive viewing from the roof terrace via digital periscopes

🔴The implementation works are about to start soon. #Staytuned & follow us on the recent project developments..

#EU4CULTURE #EU #UNOPS #culturalheritage #Albania #Tourism #history #MinistryOfCulture  #VenetianTower #Durres 🇦🇱🇪🇺

European Union in Albania  Ministria e Kulturës UNOPS  United Nations Albania

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, me një buxhet prej 40 milionë euro.

Qëllimi i projektit është të restaurojë sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ky projekt, përpos restaurimit synon të investojë edhe në rivitalizimin e siteve me qëllim për të kontribuar në rimëkëmbjen socio-ekonomike të Shqipërisë duke përmirësuar potencialin e saj të turizmit.