Këto janë disa imazhe sipas një projeksioni alarmant se si disa nga destinacionet më të famshme turistike të Amerikës mund të jenë në këtë gjëndje në të ardhmen, nëse sipas parashikimeve të shkencëtarëve efektet e ngrohjes globale do të vërtetojnë që janë të vërteta parashikimet.

Studiuesi Nickolay Lamm,ka krijuar disa ilustime tronditëse që tregojnë se disa nga destinacionet Amerikane si: Monumenti i Uashingtonit, Statuja e Lirisë etj do të jenë të zhytura në ujë pas disa shekujsh.

Mund të kalojnë disa shekuj  derisa të krijohet një situatë e tillë thekson studiuesi Lamm por ai shpreson që me punën e tij do të ndërgjegjësojë publikun duke i bërë të kuptojnë që ngrohjë globale është një kërcënim për njerëzimin,sipas raportit “StorageFront”.

Sipas Vlerësimit të Klimës Kombëtare të SHBA, një studimi i cili është mandatuar nga Kongresi dhe i bërë publik këtë vit pasoja e ndryshimeve klimatike do të preki shumë fusha në SHBA,duke filluar që nga infrastuktura, furnizimi me ujë,bujqësia etj.

Por,duket që një situatë problematike po shfaqet shumë shpejtë. Disa lloje të ngjarjeve të motiti janë bërë më të shpeshta ose më intensive duke përfshirë kështu valët e ngrohjes, përmbytje të rënda,thatësira etj,thekson raporti.

Sipas Panelit Ndërqeveritar të Ndryshimeve Klimatike,detet do të rriten me një mesatare prej 6,6 metra deri në vitin 2100.

Pastaj përgjatë shekujve që vijnë,temperaturat do të rriten dhe fletët e akullit do të shkrihen dhe në këtë mënyrë oqeanet mund të rriten me 20 apo deri në 30 metra.

“Ky draft raport dërgon një paralajmërim për të gjithë ne: duhet të veprojmë në një mënyrë gjithëpërfshirëse për të reduktuar ndotjen e karbonit duke mos ekspozuar individët dhe komunitetet kundrejt shkatarrimit të vazhdueshëm nga ngjarjet ekstreme nga moti dhe pasojat e tij”.