Ditët e ngrohta, me sa duket, do të marrin fund duke nisur nga java e ardhshme.
Sinoptikani i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elvi Jahaj, tha se fundjava do jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme.
Temperaturat do shkojnë deri në 29 gradë, ndërsa nga e hëna fillon shiu dhe temperaturat do ulen deri në 3-4 gradë.
“Sa i përket fundjavës që kemi përpara, vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat në mëngjes në këtë fundjavë do të mbeten përsëri të freskëta, me vlera 9-15 gradë, ndërsa në mesditë ato do të mbeten relativisht të larta me vlera 26-29 gradë celsius.
Duke filluar nga java e ardhshme, nga dita e hënë, e martë dhe më tutje, mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurtra kthjellimesh.
Vranësirat, kryesisht për ditën e hënë dhe ditën e martë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.
Por hera-herës dhe kryesisht për ditën e martë, vranësirat dhe reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të larta.
Sa u përket temperaturave për javën që presim, në vlerat minimale pritet të mbeten në të njëjtat vlera pra 9-16 gradë celsius, ndërsa në mesditë pritet një rënie e tyre deri në 3-4 gradë”.tch