Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do vijojë të jetë prezent në vendin tonë me reshje shiu të herëpashershme.

Mëngjesi i ditës së shtunë mbetet me mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin dhe reshje shiu. Në pjesën e dytë të ditës së shtunë do të ketë përmirësim të kushteve të motit. Përmirësim i cili do të vijojë dhe gjatë ditës së diel, ku do të kemi kthjellime..

Nga ana tjetër temperaturat do të pësojnë rënie dhe në zonat malore do të shënojnë vlera negative.

Gjatë fundjavës do vijojë rënia e temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që tashmë vlerat negative të jenë prezente edhe në qytetet e zonave malore. Të dielën do ketë rritje të temperaturave deri në 18 gradë Celsius.

Edhe parametrat e erës do të jenë problem deri mesditën e së shtunës pasi do arrijnë shpejtësinë deri në 60 km/h.