Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo fundjave, 7-8 gusht, përgjithësisht do të ketë mot të kthjellët me kalime të pakta vranësirash.

Ditën e shtunë, temperatura maksimale në shumë qytete do të jetë 35 gradë Celsius, ndërsa të dielën do të ketë një rritje të lehtë të tyre, deri në 38 gradë.

“Përshëndetje nga SHMU!

Kjo fundjavë përgjithësisht do të ketë mot të kthjellët me kalime të pakta vranësirash.

Era ditën e shtunë do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, ndërsa të dielën do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut mesatare në mesditë e pasdite. Deti i forcës 3 ballë”,– njofton SHMU në rrjete sociale.