Me fillimin e një muaji të ri duket se do të kemi edhe ndryshim të ndjeshëm të temperaturave. Sinoptikanët parashikojnë që kjo fundjavë të sjellë reshje shiu.
“Meteoalb” bën me dije se e shtuna do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore – Qendrore.
Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.
Ditën e dielë Veriu dhe Qendra do të dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut. Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në qendër të vendit, por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore – Jugore. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike por vranësirat mbeten prezente.





