Dy telefonat e rinj të Apple do të hidhen në treg javën e ardhshme pasi do të zbulohen për publikun më 7 shtator.

Ekspertët e teknologjisë thonë se nuk do të ketë shumë ndryshime në dizajn.

Një nga detajet më interesante është fakti se iPhone 7 Plus mund të jetë me dy kamera.

Gjigandi amerikan i teknologjisë ka humbur shumë në tregun e smartphone kohët e fundit.

Këtë e tregon interesi në rënie për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus. Këta telefona nuk ishin në nivelin që të tërhiqnin shumë blerës.