Këngëtarja kosovare Leonora Jakupi, ka filluar me realizimin e projektit të saj më të ri muzikor. Ajo duket e mahnitshme në një foto që ka zbuluar nga klipi edhe pse duhet theksuar që sharmi i saj nuk ka munguar, që në prezantimet e para në TV.

Në fotografinë e mëposhtme, Leonora është në vitet e para të karrierës,shumë kohë më parë. Ajo është një ndër të paktat këngëtare, që mendohet se nuk ka bërë operacione plastike. E pra të gjitha ndryshimet në pamjen e Leonorës duket se kanë ardhur me ndryshimin e moshës.