Fëmijëria në përgjithësi është një periudhë e bukur e jetës. Të gjithë ne kur kthehemi pas në kohë kujtojmë me nostalgji ato ditë të bukura dhe të qeta kur “problemi” më i madh që kishim, ishte “çfarë loje do të luajmë sot”. 

Tashmë që gjërat kanë ndryshuar, dhe ne jemi rritur na duket shumë e largët dita që kemi qenë fëmijë.

Gjithsesi, sot nuk do të flasim për fëmijërinë, por do t’ju tregojmë si dukeshin disa nga figurat më të njohura të ekranit fëmijë. Të gjithë ne kemi kuriozitet për të parë sesi kanë qenë personazhet e njohur bebe.

Revista Class ka publikuar disa foto të vjetra, dhe me siguri do të çuditeni për shembull kur të shikoni sesi ishte, Luana, Dafina, Samanta, Ledri, etj fëmijë.