Dhe si gjithmonë pas stuhisë, del dielli…
Këto janë pamjet që vijnë nga Durrësi një ditë pas stuhisë së fuqishme që përfshiu qytetin bregdetar, diell dhe temperatura më të ulëta.
Duket një panoramë komplet tjetër nga ajo e së premtes që shkaktoi përmbytjen e rrugëve dhe incidente të tjera në qytet, si rënie palmash dhe pemësh, shkëputje kabllosh etj.
Ndërkohë sot ka rinisur normalisht dhe lundrimi i trageteve Durrës-Bari, të cilat u pezulluan mbrëmjen e djeshme për shkak të motit të keq.
Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Lexoni edhe: