Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, i ka dhënë fund beqarisë këtë të mërkurë.

Shahini, një prej dy anëtarëve të kabinetit qeveritar të Shqipërisë me prejardhje nga Kosova, është martuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Lajmi është bërë i ditur për publikun nga vetë Shahini, e cila publikoi në rrjetet sociale një foto nga momenti i nënshkrimit të celebrimit. “03.04.2019, Prishtinë”, shkroi Shahini bashkangjitur fotos, ku miqtë të shumtë i uruan lumturi.

Ndërsa Molliqaj, i cili më parë ka shërbyer si sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë pjesë e Partisë Socialdemokrate të kryesuar nga Shpend Ahmeti, shkroi se “sot kurorëzuam dashurinë tonë.