Samanta Karavella rrallëherë bën publike foto nga jeta e saj private apo edhe të pjesëtarëve të familjes së saj. Ndërsa ditën e sotme këngëtarja shqiptare ka postuar një foto në profilin e saj në “Instastories”.
Samanta ka treguar motrën e saj me të cilën shfaqet në rrugët e New York-ut. Ato duken identike, por i dallon vetëm një detaj: ngjyra bionde e flokëve të motrës së këngëtares.
Ajo prezantoi motrën e saj me fansat dhe miqtë e Instagram-it, e cila jeton në New York dhe ka vendosur të qëndrojë larg jetës së kamerave dhe vëmendjes së publikut.





