04 janar 2015 –  Që prej vitit të largët 1996, Ismail Kadare është zgjedhur antar i përhershëm i Akademisë Franceze të Shkencave Politike dhe Morale duke zëvendësuar në të gjermanin Karl Popper. Por vetëm tani, gati dy dekada më pas, shkrimtari ka treguar në librin e tij të fundit me motive nga Parisi, “Mëngjese në kafe Rostand”, parapaskena nga ceremonia e mbajtur në kupolën e famshme të akademisë. Sipas tregimit të Kadaresë, rregulli për çdo të zgjedhur të ri, ishte që në ceremony duhet të merrnin pjesë Mbreti apo Presidenti i vendit prej nga vinte i zgjedhuri i ri. Por presidenti shqiptar i asaj kohe, Sali Berisha, kishte rrefuzuar me këmbëngulje të merrte pjesë në atë tubim. Njërëz të afërt i kanë thënë Kadaresë, se ai rrefuzonte të kthente përgjigje. Aso kohe, përpara zgjedhjeve të trazuar të 26 majit 1996, vërtet Ismail kadare pat dhënë një intervistë që ngjalli shumë debat në shtypin shqiptar. Ai pati thënë se socialistët atëhere në opozitë, nuk ishin të gatshëm të riktheheshin në pushtet. Por nëse një gjë e tillë i shkonte për shtat Beërishës, thirja tjetër publike e kadaresë për presidentin, për të liruar nga burgu rivalin e tij Fatos Nano, që e mbante personalisht në qeli, e pat zemëruar shumë ish presidentin.

Kadare nuk jep detaje për konfliktin e mundshëm politik, por ai rrëfen në libër, se si me këmbëngulje Berisha rrefuzoi të ndereonte atë vetë dhe përmes tij Shqipërinë në këtë ceremoni të lartë të botës intelektuale franceze. Si përfundim shton ai ceremonia u bë, po si rezultat i mungesës së kreut të shtetit të Shqipërisë, aty nuk u vazhdua tradita e luajtjes së himnit kombëtar, muzika e të cilit dëgjohej sëbashku me zgjedhjen e çdo anëtari të ri. Kështu Kadareja është prej gati dy dhjetëvjeçarësh anëtar i kësaj akademie, por, ai u zgjodh në nëj mënyrë të cunguar, pa pasur në ditën e zgjedhjes as kreun e shtetit të vendit të tij, e aq më keq, pa luajtur nën kupolën e asaj salle madhështore, himnin shqiptar.

/lapsi.al/