Alkooli është padyshim armiku numër 1 i mëlçisë. Por, përveç alkoolit, ka edhe faktorë të tjerë që mund të dëmtojnë këtë organ shumë jetësor. Duke filluar nga sheqeri deri tek disa bimë mjekësor dhe ilaçe, ja cilët janë “7 armiqtë e mëlçisë”, që nuk kanë lidhje me alkoolin.

Sheqeri

Sheqeri i tepërt nuk është i keq vetëm për dhëmbët. Mund t’ju dëmtojë edhe mëlçinë. Ky organ përdor një lloj sheqeri, i quajtur fruktozë, për të prodhuar yndyra. Sheqeri i tepërt i rafinuar dhe nivelet e larta të fruktozës shkaktojnë një grumbullim të dhjamit, duke çuar në zhvillimin e sëmundjes së mëlçisë. Disa studime kanë treguar se sheqeri mund të dëmtojë mëlçinë po aq sa alkooli, edhe nëse nuk jeni mbipeshë. Është kjo një arsye më shumë përse duhet të kufizoni ushqimet me sheqerna të shtuara, si pijet e gazuara, ëmbëlsirat etj.

Suplementet bimore

Edhe nëse në etiketë shkruhet “natyrale”, mund të mos jetë i mirë për ju. Për shembull, disa njerëz marrin një lloj bime të quajtur “kava kava” për lehtësimin e simptomave të menopauzës ose për t’u qetësuar. Por, studimet kanë treguar se kjo bimë mund të vështirësojë funksionin e mëlçisë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve. Disa shtete e kanë të ndaluar përdorimin e kësaj bime, ndërsa në SHBA vazhdon akoma të përdoret. Duhet të flisni gjithmonë me mjekun para se të përdorni çfarëdolloji bimë mjekësore, për t’u siguruar që nuk janë të dëmshëm.

Kile të tepërta

Yndyrat e tepërta mund të grumbullohen në qelizat e mëlçisë, duke çuar në zhvillimin e sëmundjes së dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli (NAFLD). Jeni më të rrezikuar që të prekeni nga kjo sëmundje nëse jeni mbipeshë ose obezë, moshat e mesme ose vuani nga diabeti. Dieta dhe aktiviteti fizik mund të parandalojnë këtë sëmundje.

Dozat e larta të vitaminës A nga suplementet

Trupi ka nevojë për vitaminë A, por do të ishte më mirë që ta merrni atë nga burimet bimore si frutat dhe perimet, sidomos ato me ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë. Por, nëse merrni suplemente që kanë doza të larta të vitaminës A, mund të jetë problem për mëlçinë. Flisni me mjekun para se të merrni vitaminë A ekstra, pasi mund të mos keni nevojë për të.

Pijet e gazuara

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë shumë pije të gazuara janë më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli. Në studime nuk është provuar se këto pije janë shkaku, megjithatë, është mirë që mos e teproni me to.

Ilaçet

Keni pasur dhimbje fyti, koke ose ftohje dhe menjëherë keni marrë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve. Sigurohuni të merrni dozën e duhur të ilaçeve. Nëse gabimisht merrni çfarëdolloj ilaçi që ka acetaminofen- ilaçet për dhimbjet e kokës për shembull – mund t’ju dëmtojë mëlçinë. Përpiquni që t’i shmangni sa më shumë ilaçet dhe të përdorni kura natyrale kur keni dhimbje të lehta.

Yndyrat trans

Një dietë e lartë në yndyra të ngopura rrit predispozitat që të shtoni në peshë. Kjo nuk e mirë për mëlçinë. Kontrolloni me kujdes etiketat e ushqimeve dhe përpiquni të blini produkte pa yndyra të ngopura apo trans.