Armina Mevlani mbrëmjen e djeshme ka festuar ditëlindjen e 26-të. Ajo ka darkuar me njerëzit e saj të afërt nën dritën e qirinjve, në një tavolinë të dekoruar plot shije. 

Ajo që tërheq vëmendjen nga fotot që ka postuar blogerja e njohur është një buqetë e madhe me trëndafila rozë. 

Edhe pse festa e këtij viti ishte pak më e thjeshtë se ajo e 25-vjetorit, sërish duket se Armina është ndjerë si princeshë.

Shikoni në fotot e mëposhtme disa nga momentet e bukura që ka postuar vetë blogerja në rrjetet sociale.